Telenews

Sveçla për gjetjen e kamerave në veri: Serbia i monitoronte qytetarët e institucionet tona të sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit.

Sveçla tha se nga këto dy kamera dhe pajisje të komunikimit, institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vend.

“Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë”.

“Koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë ka përfunduar. Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë”, tha Sveçla.

Të ngajshme

Pse të moshuarit zgjohen herët?

Rrezarta Ramaj

Rama rreth kandidaturës për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rrezarta Ramaj

“Kosova e dyta në Evropë”, APK me sukses në inovacionin anti-korrupsion

Rrezarta Ramaj