Telenews

Alarmohet NATO: Pjesë të dronit rus bien në tokën rumune

Gjatë natës, Rusia nisi 38 dronë Shahed drejt Ukrainës, ku tre prej tyre që hynë në hapësirën ajrore të Rumanisë, konfirmuan ministritë rumune dhe ukrainase.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës arritën të rrëzojnë 25 mjete ajrore pa pilot, sipas një njoftimi për shtyp nga Forcat Ajrore të Ukrainës.

Në sulm, rusët synuan rajonin e Odesës, i cili kufizohet me Rumaninë.

“Rusia ka kryer sulme të tmerrshme në infrastrukturën civile të Ukrainës. Në territorin e Rumanisë u gjetën mbeturina. Ne kemi informuar dhe po koordinojmë aleatët tanë për këtë çështje. Rumania dënon fuqishëm këto veprime të papërgjegjshme”, shkroi ministri i Jashtëm rumun, Luminiţa Odobescu në platformën X.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që dyshohet se tregon vendin ku ka rënë një nga dronët rusë, ku shihen pemët dhe toka e djegur.

Ndërsa dronët rusë po sulmonin portet në rajonin e Odesas, banorët e rrethit Tulcea të Rumanisë dëgjuan shpërthime të shumta, raportojnë mediat lokale.

Rumunët për të dytën natë radhazi shpallën alarm ajror në qarkun e përmendur.

Dy aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore Finlandeze F-18 u dërguan nga një bazë ajrore rumune gjatë natës për të monitoruar situatën, konfirmoi Ministria rumune e Mbrojtjes.

Zëdhënësi i NATO-s tha se nuk kishte indikacione për një sulm të qëllimshëm në territorin e aleancës ushtarake, por paralajmëroi për incidente “të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme” të dronëve rusë që hyjnë në hapësirën ajrore rumune.

Ai konfirmoi se aleanca ka rritur masat e monitorimit dhe mbikëqyrjes, duke përfshirë patrullimet ajrore, ditët e fundit.

Të ngajshme

Presidenti turk Erdogan dhe ai sirian Sharaa nisin bisedimet në Ankara

Donat Hashani

Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së

Donat Hashani

Paga mesatare në Mal të Zi kalon për herë të parë shifrën 1 mijë euro

Donat Hashani