Telenews

Policia gjen armatim në Zveçan

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë një bastisje në fshatin Rudar i Madh në Zveçan janë gjetur disa armë dhe dy maska të ushtrisë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, teksa rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë ajrore me municion, një AK 47, një pistoletë me dy karikatorë, 10 fishekë kal.7.62 mm, 9 fishekë kal.9 mm, një rigë me gjashtë copa dhe një me tetë copa, dy maska të ushtrisë, dy pelerina për shi dhe dy thasë për fjete”.

Lidhur me këtë rast është thënë se është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Vetura del nga rruga dhe përfundon në greminë në Rugovë, dyshohet se kishte një familje brenda –

KushtrimGuraj

Prindërit e vunë në gjumë, në mëngjes e gjetën pa frymëmarrje – humb jetën foshnja njëmuajshe në Skenderaj

KushtrimGuraj

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…