Telenews

Tragjedi në garën e Crossfit në SHBA: Sportisti serb mbytet në liqen para vijës së finishit, nuk e vuri re askush

Një rast tragjike ka ndodhur në një garë CrossFit në Teksas, SHBA ku një atlet nga Serbia humbi jetën në liqen pak para vijës së finishit.

Videot kanë kapur momentet e fundit të Lazar Dukiqit , i cili duket se po përpiqet të qëndrojë jashtë ujit, por nuk ia ka dalë. Trupi i sportistit fatkeq serb është gjetur një orë pas mbërritjes së zhytësve të parë në zonë.

Ngjarja tragjike ndodhi në garën e zhvilluar në liqenin Marine Creek, ku shpërthyen shumë komente negative për faktin se për herë të parë në një event të tillë u bë zgjedhja që të kishte notin si garë të fundit dhe t’i paraprijë çiklizmit dhe vrapimit.

Në një video, një spektator është regjistruar duke rënë në ujë për të ndihmuar Dukiqin pasi shpëtimtarët e ndeshjes duket se nuk e kanë vënë re problemin e sportistit serb. Kryetari i organizatës në një konferencë për mediat shprehu keqardhjen e tij për vdekjen e Dukiqit, pohoi se kishte personel sigurie dhe shtoi se ka bashkëpunim me autoritetet në Teksas në hetimin që ka filluar.

Sipas biografisë së Dukiqit në uebsajtin e ngjarjes, serb ishte sportisti numër 3 në garën në vendin e tij dhe numri 88 në renditjen botërore.

Të ngajshme

Zgjedhjet në dhjetor ia sigurojnë sektorit publik pagat për dy muajt e parë të vitit 2026

Valjeta Turkaj

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në Ferizaj – Policia jep detaje të reja

Valjeta Turkaj

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Valjeta Turkaj