Telenews

Mbi 81 mijë prindërve iu dalin paratë për libra

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se po vazhdon aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në Platofrmën e-Kosova.

Sipas ministrisë, deri sot kanë aplikuar gjithsej 151 mijë e 80 prindër për subvencionim për tekste shkollore.

“Ndërkaq, lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera”, thuhet në njoftim.

Më tej, MAShTI tha se asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore, sipas ministrisë, çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për përfitimin e mjeteve.

Të ngajshme

Trump e kishte quajtur xhihadist, El-Sayedin kishte premtuar dhe e realizoi: Nga nëntori do të më quaj senator

Rrezarta Ramaj

Lamine Yamal thyen rekordin e Mbappes-ë në Ligën e Kampionëve

Rrezarta Ramaj

Kurti me agjendë të ngjeshur: Diskutim për shëndetin mendor dhe takim me ambasadorin e BE-së

Rrezarta Ramaj