Telenews

Vuçeviq flet për Kosovën: Serbia ka mundësi të hyjë në konflikt apo të luftojë politikisht

Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq, e ka komentuar mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë në veriun e Kosovës.

Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, vazhdon të bëjë presion ndaj serbëve.

Vuçeviq në një intervistë për K1, theksoi se Serbia ka mundësi të hyjë në konflikt apo të luftojë politikisht.

“Pritet një veprim nervoz i Serbisë. Një tjetër opsion për Serbinë është rruga e konfliktit, por duhet të kuptojmë se atëherë nuk është vetëm çështja e Kosovës, por e gjithë Serbisë. Atëherë nuk do të kemi problem vetëm me forcat e Kosovës, aty janë edhe KFOR-i dhe NATO-ja, duhet ta kuptojmë gjithë këtë realitet”, shtoi Vuçviq.

Më 30 gusht, autoritetet e Kosovës morën një aksion duke i mbyllur pesë komunat ilegale në veri.

Të ngajshme

Pse të moshuarit zgjohen herët?

Rrezarta Ramaj

Rama rreth kandidaturës për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rrezarta Ramaj

“Kosova e dyta në Evropë”, APK me sukses në inovacionin anti-korrupsion

Rrezarta Ramaj