Telenews

Haradinaj për Kurtin: Sado që e mban kokën lart, frikësohet nga të gjithë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, sado që e mban kokën lart, ai frikësohet nga të gjithë.

Këto komente, Haradinaj i ka bërë përmes një postimi në Facebook, duke komentuar vizitën e Kurtit në Veri, të martën, ku u shoqërua nën masa të rrepta sigurie.

Mirëpo, sipas Haradinajt nuk është trimëri që me një divizion të Policisë, kryeministri i vendit të shkojë në një pjesë të territorit të tij për një hamburger dhe “të mashtrojë çdo qytetar të Kosovës se gjithçka në Veri është rregulluar”.

“Frika dhe paranojat e tij i futi në gabime edhe ata që s’duhej të gabonin. Pra mekanizmat e sigurisë”, shkroi Haradinaj, duke komentuar arrestimin e politikanit serb nga Veriu, Aleksandër Arsenijeviç, pasi që fishkëlleu kundër vizitës së Kurtit.

Kryeministri, në vlerësimin e kreut të AAK-së, sado që e mban kokën lart “reflekton frikë dhe frikësohet nga të gjithë”.

“Ai frikësohet të dalë para qytetarëve dhe të tregoj çka ka të vërtetë në akuzat e Presidentes. Ai frikësohet të dalë para gazetarëve dhe të tregojë çka po ndodhë me Procesin e Berlinit dhe pse po e shtyen BE-në drejt përjashtimit të Kosovës”, beson.

Të ngajshme

Asamblisti Rinor Murati: 93.49% muslimanë në Kosovë, ata që nuk kanë qëllime të mira, s’dalin mirë!

Erzana Fazliu

Mbyllet zyrtarisht TikTok në Shqipëri, Qeveria shpalli sot vendimin

Donat Hashani

Mandarinat e Shqipërisë rrezikojnë bojkotim, kjo është arsyeja e ndalimit të tyre

Donat Hashani