Telenews

Mungojnë deputetët, dështon vazhdimi i seancës

Vazhdimi i seancës së sotme plenare ka dështuar për shkak të mungesës së deputetëve.

Vazhdimi i seancës ishte paraparë të nis në orën 14:30, por nisi në orën 15:00. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nisi seancën duke i rekomanduar deputetëve që mos t’i ndërrojnë vendet për shkak të instalimit të pajisjeve të reja. Ai tentoi të votohet njëri nga projektligjet por nuk kishte kuorum.ADVERTISEMENT

Konjufca shtoi se ka menduar që deputetët mezi e kanë pritur sesionin vjeshtor i cili nisi sot, por siç duket jashtë ka gjëra më interesante. Në fund mbylli seancën për të vazhduar ditëve në vijim për shkak se në sallë ishin vetëm 57 deputetë.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj