Telenews

Kthimi i Shaqirit te Baseli bëhet sërish çështje në Zvicër

Ishte mesi i korrikut kur drejtori sportiv i Baselit, Daniel Stucki, u pyet për rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit. Ai pati konfirmuar interesimin.

“Ne jemi të interesuar për të gjithë ish-lojtarët”, pati thënë Stucki. “Asnjë diskutim nuk ka pasur për momentin”.

Në fund të gushtit Shaqiri bëri lëvizje të bujshme në Basel. Pritja ishte edhe më e madhe.

Më pas tha se e kishin pyetur menaxherin e Shaqirit se si është situata. Bisedimet, sipas Stuckit, kishin ndodhur menjëherë pas Kampionatit Evropian.

Pra, a e mashtroi Stucki publikun në lidhje me bisedat?

“20 Minuten” pyet sërish drejtorin.

“Diskutimet u bënë pas Kampionatit Evropian. Por është logjike. Nuk mund ta bënim publike. Nëse transferimi nuk do të kishte ndodhur, atëherë do të ishte spekulim”, sqaron drejtori sportiv.

“Dhe në rastin tonë kjo do të kishte ndikim negativ. Kjo është arsyeja pse donim ta mbanim këtë informacion të fshehur derisa të kishim marrëveshje”.

Pastaj ai nis vlerësimet për yllin e Baselit.

“Ai është shumë ambicioz dhe shumë i motivuar. Ne e ndiejmë këtë”, thotë Stucki duke buzëqeshur.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj