Telenews

I akuzuari tjetër në rastin e vrasjes së Triumf Rizës deklarohet i pafajshëm

I akuzuari në vrasjen e ish-policit Triumf Riza, Ilir Avdullahu, u deklarua i pafajshëm në seancën që u mbajt këtë të mërkurë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Abdullahu nuk e ka pranua aktakuzën e cila është lexuar nga prokurorja gjatë seancës.

“Jam i pafajshëm. Nuk kam të bëjë me këtë rast dhe nuk e pranoj këtë aktakuzë me thashetheme. Deri sot nuk kena pas të bëjmë me drejtësi, po kena pas të bëjmë me një drejtësi private dhe kjo aktakuzë e kam cek edhe në Prokurori ka prova të manipulume, të montume dhe të kontrabandume”, tha Avdullahu, sipas Betimit për Drejtësi.

Avdullahu është arrestuar më 16 korrik të vitit 2023, pos tij në rastin e Triumf Rizës i dyshuar është edhe Enver Sekiraqa.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj