Telenews

Krasniqi: Ka ardhur koha që BE-ja t’i japë prioritet Kosovës

PDK-ja në bashkëpunim me “Institute of European Democrats” nga Brukseli të shtunën ka organizuar seminarin ndërkombëtar me temën “BE – Ballkani Perëndimor: Çka pas zgjedhjeve evropiane?”, për të diskutuar marrëdhëniet mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së pas zgjedhjeve të fundit në BE dhe krijimit të institucioneve të reja të Bashkimit Evropian dhe për të shqyrtuar mundësitë që paraqet ky momentum në procesin e afrimit e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Krasniqi në hapje të këtij seminari ka thënë se Ballkani Perëndimor dhe BE-ja e gjejnë veten në një moment kyç, kur vendimet e marra nga institucionet e BE-së si dhe nga qeveritë e rajonit, do të jenë vendimtare për drejtimin kah do të shkojë Ballkani Perëndimor për gjenerata me radhë.

“Ne jemi në një moment kyç, ku vendimet e institucioneve evropiane, por edhe të vetë qeverive tona, do të formësojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor për brezat që do të vijnë”, ka thënë ai.

Krasniqi u bëri thirrje institucioneve evropiane që t’i kushtojnë Ballkanit Perëndimor vëmendjen që meriton.

“Rajoni ynë ka pritur mjaft gjatë në margjinat e procesit të vendimmarrjes në Evropë. Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian t’i japë prioritet integrimit tonë, duke pranuar se stabiliteti dhe prosperiteti i ardhshëm i Evropës është i pandashëm nga e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar kryetari i PDK-së.

Drejtori ekzekutiv i “Institute of European Democrats”, Mikel Burzako nga Spanja theksoi se zhvillimet dramatike në kontinentin e Evropës, si agresioni rus në Ukrainë, kanë treguar sa i rëndësishëm është integrimi i të gjitha vendeve evropiane në BE dhe sa e rrezikshme është vonesa e BE-së në afrimin e vendeve si shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe ka bërë thirrje që të dyja palët të punojnë që të afrohen sa më shpejtë.

Të ngajshme

Nuk ka asgjë nga Joshua – Dubois si Tayson ia ‘fikë dritat’ britanikut

Erzana Fazliu

Osmani flet për qëndrueshmërinë e grave në luftë dhe progresin e Kosovës

Erzana Fazliu

2 të lënduar e 5 të arrestuar në përleshjen e tifozëve të Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë

Erzana Fazliu