Sot mbushet një vit nga vdekja e policit kosovar, Afrim Bunjaku.
Polici i ndjerë ra heroikisht në vitin e kaluar në mbrojtje të sovranitetit të vendit, duke mbetur i vrarë nga një grup terroristësh në fshatin e Banjskës në veri të Kosovës.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë pak ditë më parë, lidhur me sulmin terrorist që ndodhi në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.

