Telenews

Hamza: Nga sot 130 të rinj të moshës 16-25 vjeçare do ta kryejnë praktikën me pagesë në institucionet publike të Komunës së Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovices Bedri Hamza gjatë pjesmarrjes së tij në programin “Kosovo Generation Unlimited”, i cili mbështetet nga Komuna e Mitrovicës dhe misioni i UNICEF-it në Kosovë, ka thënë se që nga sot 130 të rinj të moshës 16-25 vjeçare do ta kryejnë praktikën me pagesë në institucionet publike të Komunës së Mitrovicës.

Postimi i plotë:

 

“Kosova ka shumë të rinj të talentuar, që u mjafton shpeshherë vetëm një përkrahje institucionale që të ecin me hapa të shpejt në punë dhe karrierë. Në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”, i cili mbështetet nga Komuna e Mitrovicës dhe misioni i UNICEF-it në Kosovë, nga sot 130 të rinj të moshës 16-25 vjeçare do ta kryejnë praktikën me pagesë në institucionet publike të Komunës së Mitrovicës.

Tregu i punës në Kosovë është mjaft specifik dhe sidomos për të rinjtë, me zhvillimin e teknologjisë informative, po ndryshon në mënyrë të vazhdueshme. Ne duhet të krijojmë mundësi të reja që e frenojnë ikjen e të rinjve dhe t’iu ndihmojmë atyre të gjejnë perspektivë ekonomike në Kosovë, pranë familjeve të tyre!”, shkroi Hamza

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj