Telenews

Bullgaria ka nisur prodhimin e kamionëve të vet elektrikë

Në të ardhmen e afërt Bullgaria do të jetë një prej prodhuesve kryesorë evropian të kamionëve elektrikë, citon Radio Bulgaria fjalët e ministrit bullgar për Inovacion dhe Rritje Ekonomike, Daniel Lorer, gjatë prezantimit të kamionit elektrik Sevic v500e, i cili u prodhua në kompaninë në Plovdiv.
Sipas të njëjtit burim, për prodhimin e kamionëve të lehtë bullgarë do të përdoret vetëm energjia nga burimet e rinovueshme.
Deri tani janë prodhuar 500 kamionë, dhe të gjithë janë të destinuar për eksport. Vendet e Evropës Perëndimore dhe ShBA kanë shfaqur interesim të madh për ta.
Sipas prodhuesit, me një mbushje të baterisë Sevic v500e kamioni mund të përshkojë deri në 300 km, ndërsa kapaciteti i bartjes së automjetit është deri në 600 kg.
Prodhuesi planifikon të ndërtojë edhe një fabrikë të re, për të rritur kështu kapacitetin e prodhimit në rreth 1,000 automjete në vit, sqaroi Ministria Bullgare e Ekonomisë.

Të ngajshme

Mbi 1 milion makina të regjistruara në Shqipëri, 35% e tyre qarkullojnë në Tiranë

Blearta

BE zbardh shkeljet e Metës: Nuk po bën mjaftueshëm për të mbajtur fëmijët larg Instagramit dhe Facebookut

Valjeta Turkaj

“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin – në Shqipëri 39%

Valjeta Turkaj