Telenews

Francë: Kosova e përkushtuar për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare

Sot, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar përkushtimin që e ka Kosova për bashkëpunim dhe fuqizim në pozitën ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.

Osmani është pritur në Francë nga presidenti Emmanuel Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Louise Mushikiëabo.

Presidentja gjendet në Francë me ftesë të Macronit, për ta përfaqësuar Kosovën në samitin e krerëve të shteteve, pjesë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

“Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Të ngajshme

Musliu- Shoshi: PDK nuk u mashtrua e as nuk u tradhtua, qëndroi besnike ndaj parimeve

Rrezarta Ramaj

Duka dhe Ademi të pranishëm në takimin e UEFA-së në Berlin

Rrezarta Ramaj

Ekspertizat jashtë vendit: Sa shpenzoi Kosova për analizat mjeko-ligjore dhe toksikologjike në vitet 2025-2026?

Rrezarta Ramaj