Telenews

Edhe Fushë Kosova ndalon doracakun e “Edukimit Seksual”

Pas  Prishtinës, Skenderajt dhe Lipjanit, edhe komuna e Fushë Kosovës ka ndaluar përdorimin e doracakut të  “Edukimit Seksual”

Në njoftimin e kësaj komune thuhet se përfaqësuesit e saj nga Drejtoria e Arsimit edhe gjatë diskutimeve me MASHT lidhur me këtë temë kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e udhëzimeve ku janë paraparë aktivitete në praktikë, siç thuhet, prekje me fëmijë nën moshën adekuate.

“Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka marr për bazë vërejtjet dhe shqetësimet e arsyeshme të shprehura nga zyrtarët kompetent të fushës së arsimit e përfaqësuesve të prindërve dhe përmbajta si e tillë e miratuar nga MASHT është e dëmshme dhe e papranueshme”.

“Ne besojmë se kjo përmbajtje është e dëmshme dhe abuzuese me fëmijët dhe besojmë fuqishëm që ky vendim për mos aplikimin e doracakëve është në interesin e nxënësve dhe prindërve të komunës sonë”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.

Të ngajshme

“Albin Kurti si Shefqet Krasniqi”, thotë Baton Haxhiu

Donat Hashani

Eskalon diskutimi mes Gresës e Xhenetës (VIDEO)

Donat Hashani

Gresa Hoti pozon pa sytjena

Donat Hashani