Moti për ditën e premte në Kosovë pritet të karakterizohet kryesisht me vranësira e reshje të dendura shiu. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashihen reshje bore, të shoqëruara me bubullima dhe vetëtima. Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës dhe ngricave.
Të shtunën pritet depërtimi i masave të ftohta arktike, ku parashihet mot i ftohtë me vranësira e periudha me diell, përderisa në mëngjes mund të ketë prezencë të ngricave dhe mjegullës.
Për ditën e diel parashikimet tregojnë se do të ketë më shumë diell dhe vranësira, por mbetet ftohtë me temperatura në minus.