Telenews

Ish-kreu ushtarak i Ukrainës, paralajmëron përshkallëzim global të luftës

Një ish-lider i ushtrisë së Ukrainës dhe tani përfaqësues i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, Valery Zaluzhny, ka paralajmëruar se Lufta e Tretë Botërore ka filluar.

Kjo duke theksuar mbështetjen e drejtpërdrejtë që Vladimir Putin po merr nga aleatët autokratikë si Koreja e Veriut, Irani dhe Kina.

“Besoj se në vitin 2024 mund ta besojmë plotësisht se Lufta e Tretë Botërore ka nisur”, tha ai një ceremoni të çmimeve UP100 në Kiev.

Zaluzhny theksoi se Ukraina nuk po lufton vetëm kundër Rusisë, por tashmë “ushtarët nga Koreja e Veriut po qëndrojnë përpara Ukrainës”, duke iu referuar raportimeve për dërgimin e rreth 10,000 ushtarëve koreano-veriorë për të luftuar pranë forcave ruse në rajonin Kursk.

Kjo vjen në një kohë kur Rusia po përpiqet të ripajisë forcat e saj dhe të rikthejë territorin që ka humbur disa muaj më parë.

Ai gjithashtu përmendi mbështetjen që forcat e Putin kanë marrë nga Irani, që ka dërguar mijëra dronë Shahed për të mbështetur Moskën, si dhe teknologjinë për të ndihmuar në ndërtimin e dronëve.

Pavarësisht qëndrimit të Iranit, më shumë se 8,000 dronë të zhvilluar nga ky shtet janë lëshuar që nga fillimi i luftës, shumë prej tyre duke goditur objektiva civile dhe ushtarake.

Zaluzhny gjithashtu theksoi se dronët iranianë po vrasin civilët në Ukrainë “pa asnjë turp”.

Ai sipas Daily Mail, përmendi gjithashtu përdorimin e armëve të prodhuara nga Kina dhe Koreja e Veriut kundër Ukrainës, duke rritur shqetësimet për përfshirjen e fuqive të tjera në këtë konflikt që po bëhet gjithnjë e më global.

Paralajmërimi i ish-kreut të ushtrisë vjen pas kritikave të liderëve britanikë dhe evropianë, që e denoncuan një “përshkallëzim të qartë dhe shqetësues të thellë” të konfliktit, kur forcat ruse goditën qytetin e Dnipro-s me një raketë hipersonike të avancuar.

Forca ajrore e Ukrainës fillimisht raportoi se Rusia kishte lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), me pamje tronditëse që tregojnë si shumë kokëraketa ranë mbi fabrikat e prodhuesit shtetëror të aeroplanëve dhe mbrojtjes Yuzmash.

Por Putini më vonë të enjten tha se Rusia kishte lëshuar një “Oreshnik”, një nga raketat më të reja të mesme të saj.

Ai tha se ajo udhëtonte me 10 herë shpejtësinë e zërit, duke e bërë mbrojtjen ajrore ukrainase të pafuqishme për ta rrëzuar atë.

Burimet ruse thanë se rrezeja ishte 5,000 km (3,100 milje), duke i mundësuar Rusisë të godiste shumicën e Evropës dhe bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Sulmi erdhi një ditë pasi Kievi lëshoi raketa Storm Shadow të furnizuara nga Britania drejt objektivave në Kursk.

Të ngajshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

KushtrimGuraj

Rama në Londër: Dua t’ju kërkoj ndjesë për një grusht të verbërish atje te dera!

KushtrimGuraj

Zelensky: Fundi i luftës është në dukje, presim të dëgjojmë Trump

KushtrimGuraj