Telenews

Nesër ora e parë e mësimit në kryeqytet i dedikohet “Dhunës me bazë gjinore”

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se në të gjitha shkollat nesër në Kryeqytet do t’ia kushtojnë orën e parë mësimore temës së “Dhunës me bazë gjinore”.

Lushtaku-Sadriu, bëri të ditur se ky vendim është ndërmarr për vetëdijesimin e nxënësve.

“Ora e parë e mësimit nesër- Kundër dhunës me bazë gjinore”

“Me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve, kam marrë vendim, që të gjitha shkollat në Kryeqytet t’ia kushtojnë orën e parë mësimore nesër temës së ‘Dhunës me bazë gjinore’”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Të ngajshme

Publikohen rezultatet e PISA-s 2025, nuk janë pozitive!

Yllka Gashi

Betohen anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Yllka Gashi

Kosova mposht Serbinë në Kampionatin Ndërkombëtar të Golfit

Rrezarta Ramaj