Telenews

Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari i ndeshjes ndaj Rennesit

Pas tri barazimeve radhazi në elitën e futbollit francez, Lille më në fund ka gjetur rrugën tek fitoret duke mposhtur Rennesin në shtëpi.

Lille dhe Rennes u takuan në kuadër të javës së 12-të në Ligue 1 sfidë e cila përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të vendasve.

Protagonisti kryesor i kësaj fitoreje për Lille ishte ylli kosovar Edon Zhegrova i cili shënoi golin e tri pikëve.

Po luhej minuta e 45-të e kësaj sfide kur Zhegrova shënoi për t’i dhënë epërsinë Lille prej 1-0 pas asistimit të Jonathan David.

Për këtë gol dhe në përgjithësi paraqitjen e tij, Zhegrova u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 7.3.

Zhegrova gjithashtu pati edhe dy goditje në drejtim të portës, dy duele të fituara dhe u ndal në mënyrë të palejuar dy herë nga kundërshtarët.

Me këtë gol të realizuar Zhegrova tashmë numëron katër gola dhe një asistim pas 10 ndeshjeve në kampionat.

Të ngajshme

Gjiganti spanjoll synon Leon Avdullahun, kosovari mund të bëjë hapin e madh në karrierë

Rrezarta Ramaj

Sonte nëntë përballje në Ligën e Kampionëve, Reali udhëton në Athinë e Liverpooli në Stamboll

Rrezarta Ramaj

Trepçën e pret top-ndeshje në Gjermani, Bashkimi luan në Turqi

Rrezarta Ramaj