Telenews

Kurti dhe kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi flasin për zbatimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Fillimisht, dy liderët zhvilluan një takim tête-à-tête, i cili më pas u pasua nga një takim bilateral ndërmjet delegacioneve të të dy vendeve.

Gjatë takimit bilateral, u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet dy parlamenteve.

Një nga temat kyçe të diskutimit ishte mbështetja e Kosovës nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në forume dhe takime ndërkombëtare ku Kosova nuk është e pranishme ose e përfaqësuar.

Sipas njoftimit, Kurti theksoi domosdoshmërinë e ratifikimit në kohë të të gjitha marrëveshjeve bilaterale, përfshirë edhe ato që rrjedhin nga Procesi i Berlinit.

U diskutua gjithashtu rëndësia e protokollit dhe dy memorandumeve të mirëkuptimit, të nënshkruara nga të dy qeveritë gjatë mbledhjes së përbashkët më 18 nëntor në Prishtinë.

Kryeministri vuri theksin tek zbatimi i projekteve të përbashkëta infrastrukturore që lidhin të dy vendet dhe rëndësia e intensifikimit të punës për realizimin e tyre.

Të ngajshme

Hamza: Zëri i diasporës ka vlerë për ne dhe ndikim për Kosovën

Erzana Fazliu

Ryva Kajtazi humb personin e ngushtë të familjes

Erzana Fazliu

Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde

Erzana Fazliu