Telenews

Reagimi i ‘çuditshëm’ i Shqipe Mehmeti-Selimit kur Kurti flet për ish-pushtetarët – VIDEO

reagimi-i-‘cuditshem’-i-shqipe-mehmeti-selimit-kur-kurti-flet-per-ish-pushtetaret-–-video

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, Albin Kurti vazhdoi ditën e djeshme fushatën zgjedhore në Gjilan.

Teksa doli para simpatizantëve të tij, kryeministri Kurti vazhdoi të mos i kursejë pushtetarët e kaluar, duke i akuzuar për keqqeverisje.

E teksa në një moment foli për Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, u pa një reagim paksa i çuditshëm nga deputetja dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke e akuzuar opozitën për neglizhencën sa i përket Luginës në të kaluarën, Kurti tha se ata “kur filluan që ta shohin Luginën si shpëtim për fatin e tyre në pushtet, iu kujtohet që ia nisën ta përmendin Luginën për çdo t’dytën fjalë dhe ndarjen e Kosovës e ambalazhonin si bashkim të shqiptarëve”, ndërkohë që Mehmeti-Selimi pas kësaj fjalie bëri reagimin interesant duke tundur kokën.

Më poshtë video-ja:

“Qeveritë e kaluara thoshin se qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk iu ka ardhur rendi ende, mirëpo e kanë mbështetjen tonë morale thoshin ata. Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shqiptarët nën Serbi, nuk kanë nevojë për mbështetje morale, sepse ata moralin e kanë shumë të lartë për çdo ditë. Kudo që janë, ata e kanë moralin e lartë sepse qëndrojnë ballëhapur e përballë Serbisë, por kur filluan që ta shohin Luginën si shpëtim për fatin e tyre në pushtet, iu kujtohet që ia nisën ta përmendin Luginën për çdo t’dytën fjalë dhe ndarjen e Kosovës e ambalazhonin si bashkim të shqiptarëve”, deklaroi Kurti mes tjerash.

/GazetaSinjali/

The post Reagimi i ‘çuditshëm’ i Shqipe Mehmeti-Selimit kur Kurti flet për ish-pushtetarët – VIDEO appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart –

KushtrimGuraj

“Jepni dorëheqje”, protestuesit kërkojnë llogaridhënie para Ministrisë së Drejtësisë

Rrezarta Ramaj

Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Rrezarta Ramaj