Manchester United ka shënuar fitore ndaj Rangers me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës në Ligën e Evropës.
Më mirë e nisi ndeshjen Rangers, që rrezikuan me Nicolas Raskin dhe Ridvan Ylimaz, por që nuk gjetën golin.
Man Utd arriti të shënonte gol me Matthijs de Ligt i cili gjeti rrjetën, por që goli u anulua për një faul.
Me të filluar pjesa e dytë, Jack Butland shënoi autogol në portën e tij për t’i dhënë epërsinë Man Utd për 1-0.
Pas disa minutash, Man Utd kishte rast të shtonte epërsinë, por Alejandro Garnacho nuk arriti të gjente rrjetën.
Në minutën e 82-të, Manuel Ugarte gjuajti bukur, por Butland bëri pritje të madhe.
Nedim Bajrami luajti deri në minutën e 71-të, kur edhe u zëvendësua.
Ishte pikërisht Cyriel Dessers që barazoi shifrat pak pa u mbyllur koha shtesë.
Por Bruno Fernandes arriti të shënojë pas një aksioni të bukur për 2-1, duke i dhënë fitoren anglezëve.
Me këtë fitore Man Utd ngjitet në vendin e katërt me 15 pikë, ndërsa Rangers është në vendin e 13-të me 11 pikë.