Telenews

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës bën këtë njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” – Limak Kosovo, njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre apo gjëra të tjera dhe akoma kanë raportin nga zyra e ‘Lost and Found’ apo dokumente tjera që dëshmojnë një gjë të tillë, të lajmërohen në aeroport deri më datë 22 Mars 2022 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së tyre.

Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 22 Mars 2022, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në Kosovë.
Për cdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyrën e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit 049 911 193 apo përmes e-mailit në: lost.found@limakkosovo.aero

Të ngajshme

Rubio: Një ujdi ‘e fortë’ me Iranin mund të arrihet të hënën

Valjeta Turkaj

Një tjetër hap drejt fuqizimit të ushtrisë, investime milionëshe për kushte më të mira të FSK’së

Valjeta Turkaj

28 vjet nga masakra e Lybeniqit

Valjeta Turkaj