Telenews

AIP kërkon nga KQZ dhe partitë politike që të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë zgjedhjeve

aip-kerkon-nga-kqz-dhe-partite-politike-qe-te-sigurojne-mbrojtjen-e-te-dhenave-personale-gjate-zgjedhjeve

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga KQZ dhe partitë politike që të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë procesit zgjedhor.

AIP ka kërkuar që të sigurojë vendosjen e kamerave të sigurisë dhe kabinave të votimit në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në mënyrë që të shmanget cenimi i privatësisë së qytetarëve dhe fshehtësisë së votës.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që gjatë procesit të votimit të sigurojë vendosjen e kamerave të sigurisë dhe kabinave të votimit në përputhje të plotë me Ligjin  Nr 06/L-82 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,  duke shmangur çdo cenim të privatësisë së qytetarëve dhe fshehtësisë së votës. Agjencia po ashtu përsërit kërkesën për Partitë Politike për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve në komunikimet nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak.”

AIP ka shtuar se çdo shkelje e parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale do të trajtohet në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe  kompetencat ligjore të Agjencisë.

Të ngajshme

Aktakuzë kundër një personi në Pejë për falsifikim të parasë

KushtrimGuraj

Kriza humanitare në Gaza, Komisioni Evropian bën thirrje për këtë veprim në raport me Izraelin

Donat Hashani

Blakaj: Kosova rrezikon të shihet si vend prodhues i drogës, presioni vjen nga Shqipëria

Donat Hashani