Telenews

CACTTUS tregon arsyet e problemeve me faqen dhe aplikacionin e KQZ-së

CACTTUS, kompania që zhvilloi aplikacionin për Komisionin Qendror Zgjedhor, ka treguar arsyet për problemet që u shfaqën në faqe gjatë të dielës në ditën e zgjedhjeve.

CACTTUS ka thënë se sfidat lindën nga vëllimi i paprecedentë në trafikun në faqen e internetit të KQZ-së, që kishte mbingarkuar konfigurimin ekzistues të aplikacionit “CloudFlare”.

“Ky moskonfigurim adekuat i aplikacionit CloudFlare (aplikimi dhe menaxhimi i të cilit është në përgjegjësi të ASHI/KQZ-së, dhe nuk është dhe nuk ka qenë në përgjegjësi e as në kompetencë të CACTTUS sh.a.) rezultoi në një  bllokadë jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të aplikacionit tonë”, tha CACTTUS.

Po ashtu u tha se faqja e internetit të KQZ-së, së bashku me infrastrukturën tjetër qeveritare, kanë qenë shënjestër e sulmeve të vazhdueshme kibernetike si gjatë ditës së zgjedhjes po ashtu edhe sot.

“Ne gjithashtu dëshirojmë të theksojmë faktin se faqja e internetit të KQZ-së, së bashku me  infrastrukturën tjetër qeveritare, ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike të vazhdueshme, si gjatë  ditës së zgjedhjeve, poashtu duke vazhduar edhe sot. Sipas analizës së ekspertëve tonë (në foto), këto  sulme përfshijnë sulme DdoS (Distributed Denial Of Service Attack). Ky lloj sulmesh (DDoS) është  një lloj sulmi kibernetik që synon të ndërpresë trafikun normal të internet serverit, shërbimit ose  rrjetit të synuar (në këtë rast të KQZ-së dhe ASHI) duke e mbingarkuar atë me një vërshim të trafikut  të internetit. Në thelb, është si një bllokim i madh trafiku në një autostradë digjitale, duke penguar  përdoruesit legjitimë të arrijnë në destinacionin e tyre. Ndërsa vetë aplikacioni i votimit mbeti i sigurt  dhe funksional, këto sulme kanë paraqitur një sfidë shtesë për ruajtjen e disponueshmërisë së  vazhdueshme të faqes së internetit. Ne po bashkëpunojmë në mënyrë aktive me Komisionin  Zgjedhor të Kosovës, organet e drejtësisë dhe agjencitë qeveritare përkatëse për të zbutur këto sulme  dhe për të mbrojtur integritetin e sistemit”, tha CACTTUS.

Të ngajshme

Fisnik Asllani: Kalova mirë te Gjermania, por e dëgjova zemrën dhe zgjodha Kosovën

Erzana Fazliu

Diskutime për koalicion të mundshëm mes VV dhe LDK? Përfshihet edhe posti i presidentit në kalkulime?

Donat Hashani

Thirrje për ndihmë: Abdurrahman Halili ka nevojë për mbështetje

Erzana Fazliu