Telenews

Abdixhiku diskuton me ambasadorin e Italisë për situatën aktuale politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet e fundit, situatën aktuale politike në vend, qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve si dhe thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve/

Abdixhiku edhe me ambasadorin De Riu theksoi rëndësinë e mbylljes së shpejtë të procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), duke siguruar që të respektohen në plotni parimet demokratike.

Në fund të takimit, Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke nënvizuar angazhimin e mëtutjeshëm të përbashkët për zhvillimin e vendit.

Të ngajshme

Hoti: Bllokimi i institucioneve ka një adresë – LVV dhe Kurti

Yllka Gashi

Gurthemeli i autostradës Shkup–Bllacë, Qehaja: Do të lidhë qytetarët e Kosovës me korridorin tetë

Yllka Gashi

Julian Alvarez nuk do të stërvitet sot me Atletico Madridin, kjo është arsyeja

Yllka Gashi