Telenews

Krijohet peticion kundër ligjit eventual për martesat mes gjinive të njejta

Projekt-Kodi i ri Civil i miratuar në Qeveri, përmes së cilit i hapet rrugë ligjore martesave të gjinisë së njëjtë në Kosovë, ka shkaktuar reagime të shumta në vend.
Lidhur me këtë, së fundmi është krijuar edhe PETICION për të mbledhur nënshkrime si formë kundërshtimi ndaj këtij Projekt-Kodi.
Në përshkrimin e këtij peticioni i quajtur “Për familje dhe jetë”, theksohet se kjo platformë është bashkim i qytetarëve, intelektualëve, shoqërisë civile dhe aktivistëve për t’i dalë kundër legjitimimit të martesave mes gjinive të njëtja.
“Platforma “Për familje dhe jetë” lanson peticionin online si formë e kundërshtimit të dispozitave të këtij Kodi të cilat e cënojnë direkt familjen tradicionale shqiptare”, thuhet në përshkrim.
Ky Projekt-Kod pritet që të votohet në seancën e nesërme në Kuvend.

Të ngajshme

Lejoi qytetarin të kalonte me fishek, arrestohet zyrtari i Aeroportit të Prishtinës

Valjeta Turkaj

Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

Valjeta Turkaj

Vdes një burrë në vendin e punës, rasti po hetohet

Valjeta Turkaj