Telenews

Vuçiq: Në kushte të pamundura dhe nën presion, po ruaj pjesën e Kushtetutës për Kosovën

vuciq:-ne-kushte-te-pamundura-dhe-nen-presion,-po-ruaj-pjesen-e-kushtetutes-per-kosoven

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar sonte se po e ruan veçanërisht pjesën e Kushtetutës që ka të bëjë me Kosovën dhe, siç theksoi, në kushte të pamundura dhe nën presion.

“Po e mbroj posaçërisht pjesën për Kosovën, në kushte dhe presione të pamundura. U përpoqa dhe arrita ta shpëtoj kur të gjithë të tjerët hoqën dorë”, tha Vuçiqi për median serbe “Insajder”.

Ai ka theksuar se ka arritur ta kthejë çështjen e Kosovës “në tavolinë” dhe të diskutojë sërish për Kosovën.

“Jam krenar për faktin që e kam mbështetjen më të madhe pikërisht në Kosovë”, nënvizoi Vuçiqi.

Të ngajshme

Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe i të rinjve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

Rrezarta Ramaj

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Rrezarta Ramaj

Trepçën e pret top-ndeshje në Gjermani, Bashkimi luan në Turqi

Rrezarta Ramaj