Telenews

Ja kur nis numërimi i votave me postë, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se aktualisht KQZ-ja po e bën vlerësimin e pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës.

Elezi për Klankosova.tv tha se nga 9 shkurti kur ka filluar verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës e deri më 20 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 48 mijë e 18 pako, prej të cilave 45 mijë e 4 pako janë aprovuar ndërsa janë refuzuar 3 mijë e 14 pako.

“Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim; etj.  Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 20,938 pako me fletëvotime”.

Më tej, Elezi tha se numërimi i votave të diasporë, atyre me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta do të nis gjatë javës së ardhshme.

“Pas përfundimit të të gjitha procedurave, siç janë: skanimi i listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta me qëllim të krahasimit me votuesit nga vendvotimet me kusht; vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës”.

“Kjo do të bëhet gjatë javës së ardhshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe sigurisht se mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen me kohë”, tha Elezi, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai bëri të ditur se numri i zarfeve me fletëvotime nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat tha se po ashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, ndërkaq numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597.

 

Të ngajshme

Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Rrezarta Ramaj

Dolën për gjueti, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun e tij – humb jetën i riu

Rrezarta Ramaj

Kos për Kosovën: Bllokada institucionale ndikoi në zbatimin e reformave

Rrezarta Ramaj