Telenews

Vetura godet një këmbësore në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në Prishtinë ku një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësore, e cila mori lëndime dhe u dërgua për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”./Telenews.al/

Të ngajshme

Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për vetëm 5 muaj

Blearta

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Blearta

Anulohet koncerti i Yllit në Malmo, kjo është arsyeja

Blearta