Telenews

Dogana e Kosovës i kap në Morinë disa sisteme anti-vjedhje të padeklaraura

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë.

Dogana njofton se mallrat ishin paraqitur për zhdoganim nga importuesi dhe, bazuar në kriteret e analizës së riskut, ngarkesa është përzgjedhur për kontroll të detajuar nga zyrtarët doganorë.

“Gjatë verifikimit dhe krahasimit të dokumentacionit me gjendjen faktike të mallit, zyrtarët doganorë kanë konstatuar praninë e një sasie të padeklaruar të radarëve për sisteme kundër vjedhjes. Sipas të dhënave nga zhdoganime të mëhershme për mallra të ngjashme, vlera e përafërt e mallit të padeklaruar vlerësohet të jetë rreth 2,050 euro.Në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, mosdeklarimi i mallit përbën kundërvajtje doganore, pasi synon shmangien ose uljen e detyrimeve të importit që parashihen me legjislacionin në fuqi”, njofton Dogana.

Të ngajshme

Çitaku: Debati për gazin amerikan është debat për sigurinë kombëtare të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Nuk reagoi në kohë për protestën, Bora Zemani e “pëson keq” nga populli shqiptar

Rrezarta Ramaj

48 orë ndalim për aktivistin e Listës Serbe, udhëzonte qytetarë si të votojnë dhe u premtoi pensione nga Serbia

Rrezarta Ramaj