Telenews

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka ngjallur polemika mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania.

Në pamjet e publikuara, Jozi, Gerta dhe Aldo shihen duke diskutuar në kuzhinë rreth Gjestit, ndërsa Jozi bën deklarata të forta ndaj tij.

“Po t’i hyj Gjestit, me këto fiksimet e ngacmimet e veta, për këtë natë, po s’e bëra për një javë të ikë me vrap, e bëj të qajë”, dëgjohet të thotë Jozi, duke lënë të kuptohet se mund ta vërë në presion psikologjik.

Ai shton më tej se nuk do ta linte të flinte dhe as të hante bukë.

Gerta ndërhyn duke i thënë se ai vetëm flet, por nuk do t’i bëjë ato gjëra, ndërsa Jozi e vijon kritikat ndaj Gjestit.

“Pse flet budallallëqe kur nuk e bën këtë gjë?”, duke lënë të kuptohet se ajo nuk beson se Jozi do të veprojë vërtetë ashtu siç thotë.

Jozi vazhdon edhe kritikon të folurit e Gjestit, duke thënë se nuk ka fjalë.

Videoja ka ngjallur reagime të shumta, me ndjekësit që e kanë dënuar ashpër qasjen e Jozit ndaj Gjestit, duke e akuzuar për qëndrim të ashpër dhe të panevojshëm.

@pixelsparxks

Të ngajshme

Met Gala po vjen! Gjithçka që dihet për kodin e veshjes

Valjeta Turkaj

Miri i jep fund thashethemeve për një ‘krisje’ me gruan e tij, ndërsa publikon fotografi duke u puthur me të

Blearta

Detaji që s’u vërejt nga pushimet e Londrimit, a është në lidhje dashurie?

Blearta