Telenews

Gjenden mbetje mortore në Obranq të Podujevës, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

Në fshatin Obranq të Podujevës pas gërmimeve në varrezat e fshatit janë gjetur mbetje mortore (eshtra) të cilat dyshohet që ndërlidhen me viktima të zhdukura gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gërmimet po kryhen nga ekipet mjeko ligjore të IML-së, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Bazuar edhe në faktin se në këtë zonë gjatë 26 viteve pas luftës janë kryer gërmime të cilat kanë rezultu me të paktën gjetjen e 8 viktimave të luftës që ishin të zhdukur.

Hapësira e varrezave në Obranq nga forcat serbe është përdorur për fshehjen e krimeve të luftës në këtë rast kufomave.

Kjo është hera e katërt që në varrezat e fshatit janë gjetur mbetje të personave të zhdukur gjatë luftës dhe kërkimet në këtë zonë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kërkimi ka nisur për shkak të një informacioni të pranuar nga qytetarët në janar të këtij viti./Telenews.al/

Të ngajshme

Zbulohet zyrtarisht data e nisjes së “BBVK-së”-5

Rrezarta Ramaj

Për herë të parë, FSK-ja merr pjesë në trajnimin ushtarak për liderë të rinj në Kroaci

Rrezarta Ramaj

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj