Telenews

MINISTRI MEHAJ INSPEKTOI SOT NGA AFËR STËRVITJET E FSK-SË

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka inspektuar nga afër ekzekutimin e aktiviteteve të planifikuara gjatë stërvitjes fushore “Phoenix Alfa”, të realizuar nga Regjimenti i Dytë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.
Në adresimin e tij përpara ushtarëve, Mehaj vlerësoi angazhimin e tyre dhe profesionalizimin për arritjen e aftësive taktike operuese për realizimin e misionit dhe detyrave specifike të forcave tokësore.
“Ministri Mehaj, ndër të tjera theksoi se “Phoenix Alfa” është dëshmia e radhës dhe konfirmim i fuqishëm se aftësitë dhe kapacitetet operacionale ushtarake për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit janë në shkallën e zhvillimit dhe gatishmërisë në përputhje të plotë me qëllimin tonë strategjik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Kujtojmë se stërvitja fushore “Phoenix Alfa” është në kuadër të planit vjetor të stërvitjeve për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit

Të ngajshme

Taksa zvicerane për qentë: Si e trajton Zvicra qenin tuaj si një person

Erzana Fazliu

Moti me mjegull, Policia e Kosovës bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik

Erzana Fazliu

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet deri në kaq orë

Donat Hashani