Telenews

Trump ka një plan për të mbyllur Departamentin e Arsimit në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është duke planifikuar të lëshojë një urdhër ekzekutiv të enjten që bën thirrje për mbylljen e Departamentit të Arsimit të SHBA-së, kjo sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë,i cili ka vendosur të mbetet anonim.

Ai është duke e përmbushur një premtim të fushatës, eleminimin e një agjencie që ka qenë një objektiv prej kohësh nga konservatorët.

President Trump e ka kritikuar Departamentin e Arsimit duke e cilësuar si “shpërdorues dhe të ndotur nga ideologjia liberale”.

Sidoqoftë, përfundimi i çmontimit të tij ka të ngjarë të jetë i pamundur pa një akt të Kongresit, i cili krijoi departamentin në 1979, raporton Associated Press./Telenews.al/

Të ngajshme

PDK në Fushë Kosovë ngre shqetësime për auditimin dhe një pagesë prej 2 mijë eurosh

Rrezarta Ramaj

PDK ngre dyshime për nepotizëm në Ndërmarrjen Lokale “Fushë Kosova”

Rrezarta Ramaj

Gati 700 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit

Yllka Gashi