Telenews

“50 mijë vakte falas gjatë pandemisë”, shqiptari Joe Haliti shpallet ‘Qytetar i Vitit’ në Huston

Shqiptari  Joe Haliti është shpall “Qytetar i Vitit” për vitin 2025 në Huston.

Çmimi Halitit iu dorëzua të shtunën, duke u nderuar për bujarinë e tij, pasi ai servon vakte për festa si Krishtlindjet dhe Falënderimet dhe gjatë fatkeqësive natyrore.

Në tetor 2020, ai arriti qëllimin e tij për të shërbyer 50,000 vakte falas gjatë pandemisë COVID-19, dhe qëllimi i tij i radhës është 100,000 vakte të dhuruara.

Pasi mori çmimin ai tha se është tejet falënderues për dashurinë dhe mezi pret të shërbejë për qytetin edhe viteve në vijim.

“Faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë që na keni treguar. Ne mezi presim t’i shërbejmë këtij qyteti për shumë vite që vijnë”, u tha ai të mbledhurve.

Shqiptari Xho mbërriti në Neë Jersey në fund të viteve 1980 si emigrant nga Shqipëria. Ai filloi të punojë në restorantet e familjes Haliti me të mbërritur në SHBA, transmeton Klankosova.tv

Haliti vitet e fundit ka lansuar edhe pijen energjike, Bomber Energy me partnerin e biznesit Jerry Nash. Pija energjike ka një temë patriotike.

 

Të ngajshme

PDK në Fushë Kosovë ngre shqetësime për auditimin dhe një pagesë prej 2 mijë eurosh

Rrezarta Ramaj

PDK ngre dyshime për nepotizëm në Ndërmarrjen Lokale “Fushë Kosova”

Rrezarta Ramaj

Gati 700 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit

Yllka Gashi