Telenews

MËSONI EMRAT E DREJTORËVE TË ZGJEDHUR NË KATËR SPITALET E PËRGJITHSHME TË KOSOVËS

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka shpallur rezultatet përfundimtare për drejtorë të katër Spitaleve të Përgjithshme të Kosovës.
Në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” drejtoreshë është zgjedhur pulmulogia Shefkie Shatri. Ajo që nga viti i kaluar ishte ushtruese detyre e drejtorit po në këtë spital.
Spitali i Përgjithshëm në Gjilan është bërë me drejtor ku në këtë pozitë është zgjedhur doktor Arsim Emini, teksa në garë për këtë pozitë ishin edhe pesë kandidatë të tjerë.
Doktor Fazli Shala është zgjedhur drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës. Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe dy kandidatë të tjerë.
Ndërsa doktoresha Luljeta Zhubi është zgjedhur drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës. Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe tre kandidatë të tjerë.
ShSKUK thotë se të gjithë kandidatët e pakënaqur me rezultatin kanë të drejtë ankese brenda 15 ditësh nga shpallja e rezultatit.

Të ngajshme

Sa vite të jetës shpenzon një person duke fjetur, “flet” studimi

Erzana Fazliu

Dhëmbët e ndjeshëm nga të ftohtat dhe të ngrohtat? Ja çfarë duhet të bëni

KushtrimGuraj

Metoda për të kaluar më lehtë krizën e migrenës

Erzana Fazliu