Telenews

ZYRTARIZOHET MUNGESA KRYESORE E EL CLASICOS

Një lajm i keq ka ardhur për Real Madridin në mëngjesin e së shtunës në lidhje me Karim Benzeman, pasi sulmuesi nuk ka zhvilluar stërvitjet me bashkëlojtarët e tij, përpara El Clasicos.
Prandaj, ai pritet të mungojë të dielën mbrëma në “Estadio Santiago Bernabeu”.
Francezi u lëndua ndaj Mallorcas, në minutat e fundit të lojës ai ndjeu dhimbje dhe u largua pa u përfunduar ndeshja.
Testet e së premtes në Valdebebas ishin pozitive, gjë që ishte një lajm i mirë për Carlo Ancelottin, shkruan Marca.
Megjithatë, këtë të shtune ai nuk u ndje mjaftueshëm në formë dhe kështu nuk doli në fushën stërvitore me pjesën tjetër të ekipit.
Real Madrid humbet lojtarin kryesor në sulm kundër Barcelonës.
Barcelona është skuadra e katërt e preferuar e Benzemas, pasi ka shënuar 11 gola në karrierën e tij ndaj katalansve.

Të ngajshme

S’ka fitues në kryeqytet

Donat Hashani

Gjilani ndahet ‘keq’ në udhëtim te Ferizaji

Donat Hashani

Sonte spektakël në basketbollin kosovar, luhen dy derbit e vjetër

Donat Hashani