Telenews

Aktivistët protestojnë sërish te ZRRE-ja

Disa aktivistë të grupit “Asnjë cent më shumë” po protestojnë edhe të enjten te zyrat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, por pa penguar hyrjen e punëtorëve të këtij institucioni në zyrë, raporton KosovaPress.

Kjo formë e protestës po zhvillohet si shprehje e pakënaqësisë ndaj paralajmërimit të rritjes së tarifave të rrymës prej 15 për qind.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme është para numër më i madh i policëve sesa i aktivistëve.

Dje gjatë një aksioni simbolik të grupit “Asnjë cent me shumë” brenda hyrjes në zyrat e ZRRE-së u arrestuan 12 aktivistë.

Është paralajmëruar protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë të shtunën nga ora 15:00 për këtë çështje.

Të ngajshme

Pse të moshuarit zgjohen herët?

Rrezarta Ramaj

Rama rreth kandidaturës për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rrezarta Ramaj

“Kosova e dyta në Evropë”, APK me sukses në inovacionin anti-korrupsion

Rrezarta Ramaj