Telenews

U arrestua pasi tentoi t’u ofrojë ryshfet zyrtarëve policorë për të hyrë në Kosovë

rasti-i-dhu*nimit-ne-skenderaj,-policia-jep-detaje:-gruaja-me-aftesi-te-kufizuara-eshte-shtatzene

Policia ka arrestuar një person të mërkurën, pasi dyshohet se ka tentuar t’u ofrojë ryshfet zyrtarëve policor, kjo me qëllim të lejimit të hyrjes së paligjshme në Kosovë të bashkëshortes së tij, duke anashkaluar procedurat dhe kriteret shtetërore në fuqi.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se nën udhëzimet e Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal për veprën “Dhënia e Ryshfetit”.

“Gjatë procedurës janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore përfshirë intervistimin e të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe sekuestrimin e provës materiale”.

“Është analizuar raporti i zyrtarëve policor të ndërlidhur në rast dhe pas shqyrtimit të të gjitha provave, lidhur me procedurën penale Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Magjia e natyrës shqiptare, përmes syrit dhe përkushtimit

Valjeta Turkaj

Krimi në Prizren: Babai dyshohet se sulmoi me thikë vajzat në gjumë, i tha gruas “duhet të vdesim të gjithë”

Valjeta Turkaj

Edlira Durmishaj gruaja me shami që sfidoi politikën

Valjeta Turkaj