Telenews

BE bën thirrje për respekt pasi Trump kërcënoi me tarifa 50%: Do t’i mbrojmë interesat tona

Shefi i tregtisë i Bashkimit Europian tha se blloku 27-anëtarësh është i përkushtuar për të siguruar një marrëveshje tregtare me SHBA-në bazuar në “respekt” dhe jo në “kërcënime”.

Kjo vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të vendosë një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat që dërgohen në Shtetet e Bashkuara nga BE.

“BE është plotësisht e angazhuar, e përkushtuar për të siguruar një marrëveshje që funksionon për të dyja”, tha komisioneri i tregtisë së BE-së Maros Sefcovic pas një telefonate me Përfaqësuesin e Tregtisë së SHBA Jamieson Greer dhe sekretarin e tregtisë Howard Lutnick.

“Tregtia BE-SHBA është e pakrahasueshme dhe duhet të udhëhiqet nga respekti reciprok, jo nga kërcënimet. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë interesat tona”.

Më herët të premten, Trump shprehu padurim me ritmin e negociatave tregtare në vazhdim BE-SHBA, duke thënë se plani i tij për të rritur tarifat më 1 qershor ishte vendosur.
Duke postuar në platformën e tij “Truth Social”, Trump tha: “Diskutimet tona me ta (BE) nuk po shkojnë askund”, duke shtuar se nuk do të ketë tarifa për produktet e ndërtuara ose të prodhuara në SHBA.

“Unë nuk jam duke kërkuar për një marrëveshje – ne e kemi vendosur marrëveshjen”, u tha ai gazetarëve më vonë, përpara se të shtonte menjëherë se një investim i madh në SHBA nga një kompani europiane mund ta bëjë atë të jetë i hapur ndaj një vonese.

BE-ja është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Uashingtonit, duke dërguar më shumë se 600 miliardë dollarë (528 miliardë euro) mallra vitin e kaluar dhe duke blerë 370 miliardë dollarë, tregojnë shifrat e qeverisë amerikane, shkruan BBC.

Të ngajshme

Zjarr i madh në Abri të Poshtme – Djegie masive, katër lopë, dy vetura dhe një traktor, dëmi mbi 100 mijë euro

Erzana Fazliu

Mos qëndroni më shumë se 20 minuta në dush, ja çfarë rrezikoni

Erzana Fazliu

Carlo Ancelotti “shpërthen” në lot: Nuk do ta harroj kurrë atë që kemi kaluar së bashku!

Erzana Fazliu