Telenews

Iu vranë nëntë fëmijë nga sulmet izraelite, burri në gjendje kritike për jetën

Burri i një mjekje palestineze në Gaza, fëmijët e të cilit u vranë në një sulm izraelit të premten, mbetet në gjendje kritike, sipas spitalit që e trajton atë.

“Jeta e Hamdi al-Najjar mbetet në rrezik”, tha për BBC, Milena Angelova-Chee, një mjeke bullgare që punon në spitalin Nasser në Khan Younis, transmeton Telenews.al.

Një sulm izraelit vrau nëntë nga 10 fëmijët e çiftit të premten dhe la të plagosur babanë dhe djalin 11-vjeçar të çiftit. Ushtria izraelite ka thënë se incidenti është nën shqyrtim.

Kryqi i Kuq ndërkohë tha se dy nga stafi i tij u vranë në një sulm në shtëpinë e tyre në Khan Younis të shtunën.

Të ngajshme

Zhvillimet e ditës së hënë – 26 maj 2025

Erzana Fazliu

Don Xhoni sqaron rastin me armën e gjetur në veturë – “Nuk ka qenë e imja, gjithçka u sqarua në Polici”

Valjeta Turkaj

Po ktheheshin nga një festë familjare, edhe katër shqiptarë të plagosur nga aksidenti në Koblenz

Valjeta Turkaj