Telenews

Dea Mishel ngjall dyshime për një romance të re, shfaqet pranë një djali misterioz

Influencerja e njohur, Dea Mishel, ka ndezur rrjetin me një postim të fundit që ka nxitur spekulime për një lidhje të re romantike.

Në pamjet e ndara nga një koncert në Tiranë, Dea shihet duke kërcyer dhe shijuar atmosferën, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte praninë e një djali të panjohur në krahët e saj.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, Dea dhe djali shfaqen shumë të afërt, duke përqafuar njëri-tjetrin dhe duke ndarë çaste të ngrohta, çka ka bërë ndjekësit të pyesin: a është kjo një romancë e re?

Foto: Dea Mishel/Instagram

Edhe pse nuk ka konfirmuar asgjë, afrimiteti i tyre nuk ka kaluar pa u vënë re. Ajo ka zgjedhur të ruajë privatësinë, duke mos zbuluar identitetin e djalit dhe pa e etiketuar në postim.

Për momentin mbetet mister nëse bëhet fjalë për një miqësi të ngushtë apo për fillimet e një lidhjeje të re – por një gjë është e sigurt: Dea di si ta mbajë publikun të intriguar. /Telegrafi/

Foto: Dea Mishel/Instagram
Foto: Dea Mishel/Instagram
Foto: Dea Mishel/Instagram
Foto: Dea Mishel/Instagram

Të ngajshme

Dua Lipa magjeps në Amsterdam me performancë energjetike dhe konfirmon fejesën me Callum Turner

Valjeta Turkaj

Diçka po vjen nga Dafina dhe Fero

Valjeta Turkaj

Armend Rexhepagiqi rikthehet pas shumë vitesh me albumin e ri “Dashni e Vjetër” – një rrëfim emocional përmes shtatë këngëve të ndjera

Erzana Fazliu