Telenews

Qeveria vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar vendimin për zbatimin e vendimeve të Këshillimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë.
Kurti ka thënë se ky propozim-vendim është propozuar nga MPJD-ja në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në.
“Në vazhdimësi të bashkëpunimit të ngushtë me bashkimin evropian dhe SHBA-në dhe partner të tjerë, Ministria e Punëve të Jashtme ka propozuar vendimin për zbatimin e gjitha sanskaioneve ekonomike dhe financiare të përcaktuara nga BE-ja ndaj Rusisë dhe Bjellurosisë. Përmes këtij vendimi Qeveria do të vazhdojë të rreshtohet me partnerët në zbatimin e masave të reja përfshirë poakon e katërtë të sanksioneve të BE-së. Kjo pako konsiston në masa restriktive tregtare ekonomike financiare energjetike industri të mbrojtjes si dhe ndaj individëve shtesë’, ka thënë ai.
Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka treguar sanksionet që kanë ndërmarrë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
“Sanksionet e zgjeruara përfshirë ngritjet e asteve bankare, institucionet financiare, ndalimin e transmetimit të medieve propaganduese, materialet e ndryshme që mund të përdoren për makinerinë e luftës, Bjellorusisë për ndalimin e mundësisë së importeve të mallrave teknologjike si kundër përgjigje e mbështetjes së luftës në Ukrainë”, ka thënë Gërvalla.

Të ngajshme

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 15-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Podujevë

Valjeta Turkaj

Pishina e Gërmisë hapet pa u mbushur me ujë, incident që në ditën e parë

Valjeta Turkaj

Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate, njëra ndër arsyet edhe mos regjistrimi i bizneseve

Valjeta Turkaj