Telenews

VETURA IKONIKE E CIMËS DËRGOHET PARA MINISTRISË SË KULTURËS NË NJËVJETORIN E VDEKJES SË TIJ

Në njoftimin nga kjo ministri kanë bërë të ditur se familja e Cimës është pritur nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ku u kujtua veprimtaria e Cimës.
“Në emër të familjes, të pranishmit i përshëndeti vajza e Rasim Thaçit, Adelina, e cila falenderoi ministrin për organizimin dhe të pranishmit për prezencën, ndërsa shtoi se ndjehet krenare me veprimtarinë që la pas babai i saj ‘Sa herë t’kujtojmë ne në familje – e sa here të kujtojnë njerëzit e këtij nënqielli babë, na kthehet fuqia, optimizmi, buzëqeshja dhe dashuria për njeriun e këtij vendi dhe për këtë vend’, shtoi ajo”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në njëvjetorin e vdekjes së Cimës, para kësaj ministrie është shfaqur edhe vetura ikonike e artistit.
“Rasim Thaçi do të mbetet gjithmonë ikonë e kulturës tonë ndërsa do të kujtohet për veprimtarinë e pasur artistike që ka lënë pas”, thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
https://www.facebook.com/MKRS.MKOS.MCYS/posts/340165031490232

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 24 gusht

Rrezarta Ramaj

Mashtrimet përmes Viberit, qytetarët po marrin mesazhe të rreme se janë fitues

Rrezarta Ramaj

Predikuesi islamik nga Bosnja pritet të dëbohet nga Kosova, çka thonë BIK-u dhe Komuna e Pejës?

Yllka Gashi