Telenews

Arrestohet një person pas abuzimit racist që mori Antoine Semenyo ndaj Liverpoolit

arrestohet-nje-person-pas-abuzimit-racist-qe-mori-antoine-semenyo-ndaj-liverpoolit

Arrestohet një person pas abuzimit racist që mori Antoine Semenyo ndaj Liverpoolit

Policia e Merseyside ka konfirmuar se një person është arrestuar pasi Antoine Semenyo raportoi një rast të abuzimit racist gjatë fitores 4-2 të Liverpoolit ndaj Bournemouth në Anfield, të premten. 

Ndeshja e Ligës Premier u ndërpre përkohësisht në minutën e 29-të, pasi Semenyo njoftoi gjyqtarin Anthony Taylor për abuzimin, i cili më pas u konsultua me të dy trajnerët, Arne Slot dhe Andoni Iraola. 

Pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën Semenyo realizoi dy gola, reprezentuesi i Ganës publikoi një deklaratë ku falënderoi tifozët për mbështetjen. 

Të shtunën pasdite, policia publikoi një deklaratë tjetër, duke konfirmuar se një burrë 47-vjeçar nga Liverpooli ishte arrestuar nën dyshimin për shkelje të rendit publik me motiv racial. 

“Kemi arrestuar një person pas raportimeve për abuzim racist ndaj lojtarit të Bournemouth, Antoine Semenyo, gjatë ndeshjes së Ligës Premier kundër Liverpoolit në Anfield, të premten më 15 gusht”. 

“Identiteti i të dyshuarit u konfirmua dhe ai u largua nga stadiumi pas raportimit”. 

“Një burrë 47-vjeçar nga Liverpooli është arrestuar sot (e shtunë, 16 gusht) nën dyshimin për shkelje të rendit publik me përmbajtje raciste.  

“Ai është dërguar në paraburgim për t’u marrë në pyetje”, thuhej në deklaratë.

Të ngajshme

Manchester City synon pasardhësin e Rodrit, për talentin maroken kërkohet mbi 100 milionë euro

KushtrimGuraj

“Zhduket” futbollisti i Lecces, nuk paraqitet në stërvitje që dy javë

Yllka Gashi

Armando Broja në bisedime me skuadrën e famshme italiane

Yllka Gashi