Telenews

Kur do rikthehet në ekran? Përgjigjja e Fjoralba Ponarit mbase s’do i kënaqë të gjithë

kur-do-rikthehet-ne-ekran?-pergjigjja-e-fjoralba-ponarit-mbase-s’do-i-kenaqe-te-gjithe

Kur do rikthehet në ekran? Përgjigjja e Fjoralba Ponarit mbase s’do i kënaqë të gjithë

Fjoralba Ponari i kërkoi ndjekësve të Instagramit që të bisedonin dhe ata kishin vetëm një pyetje: “Kur do kthehesh në ekran?”

Siç tha dhe Fjoralba, meqë prej ekranit e kemi njohur, na “detyrohet” një përgjigje. Dhe përgjigjja ishte kjo:

“Jo më larg se para dy ditësh më është dashur që të refuzoj ofertën e fundit për t’u kthyer në ekran. Përtej konsideratës që kanë producentët për mua, përtej dashurisë që kam në publik, dhe për këtë jam pafundësisht mirënjohëse, çështja është që unë kam arritur një pjekuri psiko-emocionale që nuk më lejon të jem në ekran thjesht për hatër të të qenit në ekran. Projektet që marr përsipër, të kenë një vlerë, të jenë një vlerë e shtuar në shoqëri.”

Megjithatë, ajo nuk është se e eliminoi mundësinë e rikthimit në moderim:

“Nuk them dot që në mënyrë kategorike e kam mbyllur rrugëtimin tim me televizionin, por nëse do kthehesha, do kthehesha me diçka që realisht ma mbush shpirtin.”

Dhe në fund, Fjoralba dha lajmin se bën pjesë në një film të ri dhe po punon me një projekt të cilin preferon ta mbajë sekret derisa të jetë i kompletuar.

Fjoralba Ponarin e kemi parë për herë të fundit në ekran para 2 viteve, si moderatore e “Ferma VIP”, edicioni i parë

Të ngajshme

Edi për banorët e këtij viti: Energjia është shumë e lodhur

Valjeta Turkaj

Shkurta e “kallë” shtëpinë e Big Brotherit qysh në ditën e parë, i godet fortë krejt vajzat e shtëpisë

KushtrimGuraj

Bebe Rexha publikon video duke kërcyer dhe bërë lëvizje provokuese jashtë në shi

KushtrimGuraj