Telenews

“10 autobusë vetëm nga Shtutgarti”, edhe mërgimtarët në Gjermani mobilizohen për protestën e 14 shtatorit

Përveç mërgatës nga Italia, edhe shqiptarët nga Gjermania po mobilizohen fuqishëm për protestën e 14 shtatorit në Hagë kundër Gjykatës Speciale.

Në një prononcim, mërgimtari Ferik Hasani nga Gjermania tha se interesimi është i madh dhe se shumë bashkatdhetarë janë të gatshëm të udhëtojnë për të ngritur zërin e tyre kundër padrejtësive që, sipas tij, po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së.

“Jemi duke u përgatitur me autobusë drejt Hagës. Do të marrë pjesë një mërgatë shumë e madhe. Do të mblidhemi si mërgimtarë dhe do të ngremë zërin tonë përballë një padrejtësie që po ndodh tash gati pesë vjet. Komandantët tanë që dikur ishin udhëheqës të lirisë sot po gjykohen në Hagë, ndërsa bota po hesht ndaj sakrificës së tyre. Vetëm nga Shtutgarti janë dhjetë autobusë që do të nisen, por edhe shumë të tjerë me vetura private”, u shpreh Hasani.

 

Të ngajshme

Pezullimi i dialogut, Haradinaj: Kosova po kalon ditët më të errëta të historisë

Valjeta Turkaj

Raportohet se Abdixhiku ka shkuar në ambasadën e ShBA-së për takim

Valjeta Turkaj

Amerika pezullon pa afat dialogun strategjik me Kosovën, shkak veprimet e Qeverisë

Valjeta Turkaj