Telenews

SHBA bllokon me veto rezolutën për armëpushim në Gaza

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke bllokuar një rezolutë që kërkonte armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza, si dhe lehtësim të ndihmave humanitare për civilët palestinezë.

Rezoluta u mbështet nga 14 nga 15 anëtarët e Këshillit, por u rrëzua për shkak të vetos amerikane. Kjo është hera e gjashtë që SHBA përdor veton që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Reuters.

Teksti i rezolutës kërkonte gjithashtu lirimin e të gjitha pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera në Gaza.

Ndërkohë, zyrtarët e OKB-së paralajmëruan se Gaza tashmë është në gjendje urie të konfirmuar, dhe se situata humanitare po përkeqësohet çdo ditë.

Të ngajshme

Gara për president mbetet e hapur: Pesë kandidatura janë tërhequr –

KushtrimGuraj

Lushtaku: Nëse dënohet 4-shja në Hagë, Kuvendi të lejojë çdo qytetar për armatim –

KushtrimGuraj

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne Presidencën –

KushtrimGuraj